Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me tritolin e vendosur në mesnatë në një garazh në Shkodër. Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.
Policia ka shoqëruar 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Tritoli u vu në garazhin e shtetasit Fatjon Kiri. ‘Fax News’ raporton se Fatjon Kiri ka luajtur për ekipin e Tërbunit.
Njoftimi I policisë:
Shkodër
Më datë 13.02.2018, rreth orës 23:50, në lagjen “Salo Halili”, në qepenin e garazhit të banesës, në pronësi të shtetasit S.K. 29 vjeç, është vendosur lëndë plasëse dhe ka shpërthyer.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.
Policia ka shoqëruar 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen.
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post