Policia e Vlorës lajmëron se ka arrestuar një person, që dyshohet se vendosi tritol në një lokal pak ditë më parë.
Autori dyshohet se është shtetasi me inicialet B.M, 37 vjeç nga Vlora. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Sot rreth ores 14’00 ne zonen e Xhamise eshte kapur autori i dyshuar per tritolin e vendosur ne bar-kafen ne Lungo-mare pak dite me pare. Autori me iniciale B.M 37 vjec eshte nga Vlora ( i perket pakices rome) dhe po punohet per zbardhjen e motiveve te ngjarjes”, njofton policia.