19:21 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“The Washington Post” artikull për Kadarenë: Novelist i shquar, libri e “Penguara” një kryevepër

10:55 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“The Washington Post” artikull për Kadarenë: Novelist i shquar, libri e “Penguara” një kryevepër

Kafkaesk” është klisheja që i është ngjitur vazhdimisht letërsisë së despotizmit burokratik ose të çdo mbrëmjeje të vjetër të errët të mendimit, por për novelën e Ismail Kadaresë “E penguara, Requiem për Linda B.”, kjo klishe nuk do të shkonte.

Kjo kryevepër e novelistit më të shquar të Shqipërisë është goditur në trajtimin e tmerrit aktual, diktatura staliniste e Shqipërisë që nisi nga viti 1945 deri më 1991.

Ëndrra melodioze e Kadaresë është një portret i çmendurisë: çmenduria e shtetit stalinist dhe çmenduria e burrave dhe grave nën presionin e makinacioneve të shtetit.

Në paraqitjet e ferrit totalitar dhe një konformiteti të tmerruar, Kadare nuk është pasardhës i Kafkës, por i Viktor Serzhit dhe Eugène Ionesco, dy dëshmitarë, ndjenjat e tyre sfiduese shpërthyen në këtë libër.

Komploti shpaloset shumë  thjesht. Në fund të shekullit të XX, dramaturgu Rudian Stefa thirret nga Komiteti i Partisë.

Një grua e re, Linda B., është gjetur e vdekur pasi ka vrarë veten me një kopje të librit më të ri të Rudianit. Meqë Linda dhe familja e saj ishin pjesë e familjeve borgjeze para komunizmit, vdekja e saj duhet të hetohet.

Vdekja e vajzës nxjerr në pah paranojën e sistemit. Udhëheqësi qenka i kërcënuar dhe nga vrasja e një vajze të re…

E dashura e Rudianit, Migena, e njihte Lindën, dhe kështu Rudian përpiqet të kuptojë se si ai dhe vepra e tij mund të kenë kontribuar në vdekjen e saj.

Vazhdimisht, në kontekste të shumëfishta, personazhet e Kadaresë shqiptojnë fjalët “pa asnjë arsye”, sikur të nënvizojnë absurditetet e liga të jetesës nën mbikqyrjen dhe frikën e pandërprerë të të akuzuarit  për krime që ata nuk janë në dijeni se i kanë kryer. Të denoncohesh nga një bashkëqytetar, pa prova të keqbërjes dhe pa ditur akuzat, është të arrish fundin pothuajse menjëherë. “Kurthe, tradhti kudo”, thotë narratori. Në një shtet të tillë, edhe pirja e kafes në një lokal mund të interpretohet si kryengritje nga komisarët spiunë dhe Kadareja na jep një skenë drithëruese në kafene mes Rudianit dhe një hetuesi, një skenë në të cilën çdo filxhan kafeje mund të jetë i fundit për Rudianin.

Në një moment, hetuesi thotë, “Sinqerisht, që unë nuk të kuptoj”, ndërsa  Rudian i përgjigjet, “As unë nuk të kuptoj ty”. Fjalët janë kthyer në absurde. Stalinizmit, si fillim iu desh të ushtronte dhunë ndaj gjuhës përpara se të torturonte individët. Kur drejtuesit e shtetit e bëjnë gjuhën të pakuptimtë, ata mund të bëjnë të pakuptimtë edhe moralin dhe çdo gjë tjetër. Diktatura staliniste shtrembëronte mungesën postmoderne të kuptimit në një burokraci të stuhishme, duke shpërndarë kudo të pashpjegueshmen, enigmën. Në të vërtetë, emri Migena është një anagramë për “enigmën”. Personazhet e Kadaresë mund të jenë edhe në shtëpi brenda botës së purgatorit, “Duke pritur Godonë”.

Rudian jeton në një atmosferë mbytëse konfuzioni duke u përpjekur të kuptojë fatin e Lindës, ai dhe Migena nuk e kuptojnë njeri-tjetrin dhe shtyhen drejt një logjike të pakapshme. Rudiani mendon, “Çdo gjë ishte kaq e paqartë dhe si mund të ishte ndryshe? Gjithçka Ishte shumë e ndërlikuar”,  është përfundimi i paracaktuar i personazheve të Kadaresë. Regjimi funksionon me një papërshkueshmëri të tillë saqë edhe vrasësit e tij nuk i kuptojnë plotësisht kurrë urdhrat e tyre.

Me saktësi të larmishme, Kadare tregon sesi  komunizmi funksionon me mentalitetin e turmës, zhvlerësimin e plotë të individit, mohimin e shpirtit, vullnetit dhe mendjes që i shtohet barrës së punës në shërbim të shtetit. Në një nga dramat e Rudianit, personazheve nuk u lejohet të thonë as “mirëmëngjes”, vetëm “lavdi punës”.

Në një kohë kur vende të ndryshme të botës kanë filluar të tregojnë nostalgji për komunizmin, romani i Kadaresë ballafaqon pamundësinë acaruese të artit në një sistem kundër individit, autokratik.  Dorëshkrimet e dramave të Rudianit mbeten në duart e filistinëve të Komitetit të Partisë, duke pritur miratimin apo refuzimin pasi u janë bërë autopsitë për çdo sugjerim për kryengritje apo përmbysje.

Kadare gjithmonë ka qenë një stilist i lirë i forcës së pastër dhe John Hodgson e ka përkthyer këtë roman siç ka bërë me tre të tjerët, me një besnikëri impresionuese ndaj ritmeve errësuese të prozës dhe subjektit. Faqet e fundit janë në mënyrë të paharrueshme emocionuese, një shprehje e ndjenjës së fuqishme dhe surprizës. Rudiani ishte i rrethuar nga një zbrazëti dhe në këtë zbrazëti, para syve të tij, diçka po ndodhte në të cilën ai nuk mund të ndërhynte. Por kjo diçka, kjo zbrazëti, ndërhyn tek ai, ashtu siç ndërhyn tek çdo shqiptar, nga kryeqyteti në fshat, të dënuar në tmerr dhe frikë

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e The Washington Post

Përshtati në shqip: (F.G/Faxweb)

Pas

Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave: Në tre ditë, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

Para

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, reagon Serbia, çfarë hapi hedh Vuçiç

Para
Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, reagon Serbia, çfarë hapi hedh Vuçiç

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, reagon Serbia, çfarë hapi hedh Vuçiç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

“Izraeli, një shtet liliput kundër një gjiganti”, Jazexhiu zbardh prapaskenat e përplasjes me Iranin

New York, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.

Trupa me duar e këmbë të lidhura në ujërat e Ibizës, dyshohet për vrasje të emigrantëve

Asllan Dogjani nxirret me forcë nga KAS: “Rama i kapur nga mafia, Shqipëria po merr fund”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.