15:28 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Washington Times: Rama mbështet nga makineria anti-Trump

18:35 | 01/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama me bashkëshorten takon Trump, fotoja me çiftin presidencial (FOTO)

Nga L. Todd Wood, Washington Times

Kemi shkruar gjerësisht gjatë viteve të fundit në lidhje me axhendën e globalistëve në Ballkan dhe afërsinë e qeverisë së Edi Ramës me organizatën e George Soros, një kampion kryesor i kësaj axhende.

Madje edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë kundër propozimt për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë- që supozohet se do bëhet për të rregullohet kufijtë etnikë në rajon- me arsyetimin se kjo mund të përfundojë duke i bërë gjërat shumë më keq.

Ngjarjet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë javëve të fundit, ofrojnë një këndvështrim të qartë se si ky mentaliteti i ofruar nga miliarderi liberal amerikan dhe aleatët e tij ndikon në vendet e dobëta të Europës Lindore dhe në mbarë botën.

Teksa reforma gjyqësore në Shqipëri vetëm sa ka dështuar, duke lejuar oligarkët e korruptuar në vend që të miratojnë ligjet që duan në parlament, pavarësisht nga procedurat kushtetuese, qeveria e Ramës tani është në krizë. Prokurorët shqiptarë kanë zbuluar disa përgjime audio të zyrtarëve qeveritarë që manipulojnë zgjedhjet e fundit në dëm të opozitës. Në përgjigje, anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre, ndoshta duke e lënë qeverinë pa kuorum.

Globalistët e Brukselit kanë paralajmëruar se kjo mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në BE. Fryma e dhunës është ngritur nga e majta për të margjinalizuar përpjekjet politike të opozitës. Mijëra shqiptarë kanë demonstruar në rrugët e Tiranës duke kërkuar ‘Rama ik’.

Çfarë bën makineria politike e Edi Ramës në këtë situatë? Përse të mos nxjerrë në pah metodat shtypëse të komunizmit? Këtë javë, një angleze që jeton në Shqipëri, teksa shkruan në Exit.al, është etiketuar- e keni gjetur- si agjente ruse. Arsyetimi për këtë është se ajo bëri një koment për faqen ruse RT për protestat antiqeveritare që po shtohen.
Autorja, Alice Taylor, u përgjigj duke thënë se e kanë quajtur shumë gjëra në jetë, por kurrë agjente ruse.

“Shpifjet dhe fyerjet janë të paligjshme këtu dhe jashtë vendit, këto janë çështje që duhet të merren shumë seriozisht nga Bashkimi Europian,” tha ajo. “Gënjeshtrat që janë propaganduar rreth meje gjatë orëve të fundit janë mjaft tronditëse për një vend dhe një qeveri që dëshpërimisht kërkon të konsiderohet si europiane”.
Është e dukshme se të njëjtët arkitektë të narrativës ‘përplasja Trump-Rusia’ në mediat kryesore të Perëndimit duket se e këshillojnë makinerinë politike të Ramës prapa skenave në Shqipëri.

Raportuesi i posaçëm i Parlamentin Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, tregoi arrogancën e BE kur ai dënoi popullin shqiptar pse po ngrihet kundër një qeverie të korruptuar. “Po e humbas durimin tim me pozicionin e deputetëve të opozitës,” tha Fleckenstein. “Protestat duhet të jenë paqësore. Imazhet e protestave vonojnë integrimin”.

Meqë ra fjala, nuk ka pasur dhunë. Kishte vetëm një spektër fantazmë të dhunës, një narrativë e ëndërruar nga ata që janë në pushtet dhe që duan të qëndrojnë në pushtet. Është koha që Perëndimi të mos mbyllë sytë para sjelljeve të këqija nga qeveritë në Europën Lindore si pjesë e një fushate për ryshfetin që të hyjnë në NATO dhe për t’u bërë pjesë e tregut të BE.

Alice Taylor nuk është agjente ruse. Ajo është një grua në vendin e saj të adoptimit, që thjesht është e shqetësuar për njerëzit që ka ardhur për t’i dashur.

Etiketa: “Washington Times”makineria anti-Trumprama
Pas

“Tallje mendere”, Samiti i Diasporës, reagon ashpër gazetari: Ja si e gjetën emigrantët vendin

Para

Ftesa e Ramës për dialog, përgjigjet Balliu: Do flasim kur të vësh byzylykët…

Para
Protesta e Astirit, Klevis Balliu bën deklaratën e fortë: Po shkojmë drejt një situate që…

Ftesa e Ramës për dialog, përgjigjet Balliu: Do flasim kur të vësh byzylykët...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës /Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale

Pas tetë uljeve, Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.