Kryeministri Rama në mbledhjen e dy qeverive ka hedhur akuza të forta ndaj Serbisë për bllokadën që po i bën Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Rama gjithashtu foli edhe për vendimin e qeverisë së Kosovës për të taksuar 100% produketet nga Serbia dhe Bosnja.
Rama tha se ky është një vendim irracional në kushte normaliteti por është vendim normal në kushtet e tanishme, për mënyrën se si Serbia po sillet ndaj Kosovës.
“Është një vendim irracional në kushte normale, por Tarufa 100% është reagim politik, është një reagim politik ndaj një sjelljeje supremacie të Serbisë”, tha tha ai.
Madje, atë që po bën Serbia ndaj Kosovës ai zbuloi dhe një bisedë që kishte pasur me ministrin kosovar.
“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. What the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.” tha Rama. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post