WhatsApp është kthyer në një prej aplikacioneve më të përdorur në botë, e si i tillë, krjuesit e tij vijnë herë pas here me përditësime në mënyrë që t’jua bëjnë përdoruesve edhe më të lehtë dhe më të bukur komunikimin.
Aktualisht WhatsApp ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.
Në çdo moment që një foto i dërgohet një kontakti, dërguesi vetëm sheh një ikonë të vogël të figurës së profilit të marrësit, duke e bërë të lehtë për të dërguar një imazh rastësisht tek një person i gabuar.
Ndryshimi i ri që do të bëj aplikacioni do të shfaqi dhe emrin e kontaktit poshtë fotos.
Pra nuk do të dërgoni më mesazh gabimisht një personi me këtë përditësim të aplikacionit.
Discussion about this post