Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, përfshirë këtu të Ngarkuarin me Punë, David Wisner ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe temë e diskutimit ka qenë zbatimi i ligjit, duke pasur parasysh në bashkëpunimin me SHBA-në.
Wisner ka falënderuar policinë e shtetit në përpjekjet e saj për një Shqipëri më të sigurt kundër krimit të organizuar. Është pohuar edhe një herë në këtë takim, bashkëpunimi mes Policisë së shtetit dhe Ambasadës.
Pak ditë më parë Wisner është takuar dhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Njoftimi i Ambasadës: Pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në ambasadë, së bashku me të Ngarkuarin me Punë, David Wisner, u takuan me drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit.
Zoti Wisner falënderoi Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurt. Ata pohuan gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis forcave të rendit të SHBA, Ambasadës së SHBA dhe Policisë së Shtetit.