13:14 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xabi Alonso prezantohet te Real Madridi: S’do isha këtu pa Ancelottin, tifozët do e pëlqejnë lojën tonë

14:37 | 26/05/2025
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xabi Alonso prezantohet te Real Madridi: S’do isha këtu pa Ancelottin, tifozët do e pëlqejnë lojën tonë

MADRID, Spanjë – Xabi Alonso u prezantua si trajneri i ri i Real Madrid. Ish-mesfushori spanjoll rikthehet në “Bernabeu” pas 11 vitesh, por këtë herë si trajneri i klubit ku kaloi pesë sezone dhe fitoi pesë trofe, mes tyre dhe Champions League apo La Liga.

43-vjeçari ka një barrë të rëndë për të mbajtur, pasi do zëvendësojë një legjendë si Carlo Ancelotti, me këtë të fundit që do prezantohet te kombëtarja e Brazilit.

Xabi lë Bayer Leverkusen pas tre vitesh, ku bindi dhe fitoi Bundesligën pa asnjë humbje një sezon më parë. Në prezantimin e tij te Real Madrid nuk mungoi presidenti Florentino Perez, ndërsa në fjalën e tij Xabi tregoi ambiciet që dikur i shfaqte në fushë.

“Kemi një skuadër të shkëlqyer, lojtarë fantastikë, një ekip me të tashme shumë të mirë. Kam plot arsye për të ardhur këtu me energji dentuziazëm. Duam të arrijmë gjëra të mëdha, gjëra që i përkasin Real Madridit, si ato që tashmë janë këtu”, tha Alonso, duke iu referuar qartë 15 titujve të Champions League.

Një detaj domethënës, ai shfaqi krenarisht stemën me 15 yje gjatë fotos zyrtare.

“Dua që njerëzit, të cilët na shikojnë të thonë ‘ky është ekipi që më pëlqen’. Që njerëzit të vijnë në stadium për t’i shijuar ndeshjet. Nëse arrijmë ta ndezim këtë ndjesi, do të kemi forcë të pandalshme. Kam bindjen se mund të bëjmë gjëra të bukura”, nënvizoi Xabi Alonso.

Emocioni i ditës së parë? “Pa dyshim që është një ditë shumë e veçantë. Një ditë që do ta shënoj në kalendar për gjithë jetën. Kjo është shtëpia ime, kam qenë disa vite larg, por lidhja me Real Madridin ka mbetur gjithmonë e paprekur. Që kur jam rikthyer në Valdebebas, kjo ndjenjë është ringjallur. Faleminderit për besimin, që menduat se jam personi ideal për ta udhëhequr këtë fazë të re, me energji dhe me entuziazëm. Ndihem që madridistët janë të ngazëllyer për këtë fillim të ri. Faleminderit Florentino Pérez për besimin”.

Trajneri i ri tregoi gjithashtu respekt për Carlo Ancelottin.

“Dua të flas për fazën që u mbyll dhe për detyrën që po marr nga Carlo Ancelotti. Ai ishte një trajner që më la gjurmë, një njeri i madh. Pa mjeshtërinë e tij, ndoshta nuk do isha këtu sot. E marr këtë trashëgimi me shumë nder. Shpresoj t’i përmbush pritshmëritë dhe ta çoj klubin aty ku e meriton dhe ku dëshiron të jetë”, tha Alonso.

Pas

Macron: Trump po fillon t’i kuptojë gënjeshtrat e Putinit për Ukrainën

Para

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, procedohet 38-vjeçari në Durrës

Para
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, procedohet 38-vjeçari në Durrës

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, procedohet 38-vjeçari në Durrës

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.