Olta Xhaçka Ministria e Mbrojtjes ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Letoni ku humbi jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.
Xhaçka i shpreh ngushëllimet e saj familjes së efektives së vdekur Zarife HASANAJ dhe I uron shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familj major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ.
‘Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.” ka shkruar Xhaçka në facebook.
Ministria ka postuar krah shkrimit dhe një video të Ministrisë së Mbrojtjes për 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO ku shfaqen efektivët e Forcave të Armatosura para misionit që do kryenin në Letoni për çmontimin e minave.
Discussion about this post