Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj me anë të një postimi në rrjete sociale ka falënderuar FNSH e Fier & Shkodër, DELTA Force, Policia Rrugore por dhe grupet e Emergjencave Civile ardhur nga Kosova për ndihmën që kanë dhënë për zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit.
Postimi i plotë në Twitter
“72 ore në këmbë, 2.200 forca policore në ndihmë të banorëve të përmbytur. Meritë të veçantë FNSH e Fier & Shkodër, DELTA Force, Policia Rrugore por dhe grupet e Emergjencave Civile ardhur nga Kosova”.
“Emocion i veçantë për vlerësimet e marra nga njerëzit e thjeshtë të zonave të përmbytura dhe nga media për sakrificat e aktet heroike të punonjësve të Policisë. Mirënjohje! Falëminderit të gjithëve!”(M.Q/Faxweb)