16:08 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhafaj dhe Çako vizitë blic në Lushnje, ende asnjë të ndaluar për ekzekutimin e dy të rinjve në mes të qytetit

08:57 | 15/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj dhe Çako vizitë blic në Lushnje, ende asnjë të ndaluar për ekzekutimin e dy të rinjve në mes të qytetit

Ende mbetet mister ekzekutimi i dy të rinjve në qytetin e Lushnjes në mes të ditës, ndërsa për ngjarjen ende nuk ka asnjë të ndaluar, pavarësisht pistave të shumta.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, kanë zhvilluar dje një takim blic edhe pse nuk duket që takimi të ketë sjellë ende rezultat.

Në mbledhjen që u zhvillua brenda komisariatit të Lushnjes ishin të pranishme strukturat përgjegjëse të luftës kundër krimit.

Xhafaj ka folur me një gjuhë të ashpër për përgjegjësinë e këtyre strukturave në ngjarjen e fundit kriminale në këtë qytet. Ministri ka kërkuar me këmbëngulje kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë dhe njëhershëm zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të grupeve kriminale në këtë qytet dhe sidomos të drejtuesve të tyre. Mësohet se ministri i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë shërbimeve policore të angazhuara prej disa ditësh në këtë qytet nga Drejtoria e Luftës kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ai ka paralajmëruar masa të ashpra për punonjësit e policisë që kanë toleruar apo bashkëpunuar me grupe kriminale në këtë zonë, duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Burime policore të pranishme në takim thanë për se gjuha e ministrit nuk linte vend për interpretim dhe kërkesa e tij ishte e thjeshtë: Vënia para përgjegjësisë me çdo kusht e grupeve kriminale.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Fatmir Xhafajhaki cakoxhafaj
Pas

Policia në aksion, kapet me 58 gramë drogë kosovari në Shkodër

Para

Historia tragji-komike, Rozana Radi rrëfen si ngatërroi vendin ku po varrosej i ati: Kujtova se ishte çmendur mamaja (VIDEO)

Para
Historia tragji-komike, Rozana Radi rrëfen si ngatërroi vendin ku po varrosej i ati: Kujtova se ishte çmendur mamaja (VIDEO)

Historia tragji-komike, Rozana Radi rrëfen si ngatërroi vendin ku po varrosej i ati: Kujtova se ishte çmendur mamaja (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.