09:47 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhafaj flet për audiopërgjimin: Më është bërë shantazh

19:13 | 05/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia e Alizotit, flet për herë të parë ministri Xhafaj: Kanë zgjedhur llumin!

Ministri në largim, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me baskëpunëtorët e tij në Ministrinë e Brendshme, ku teksa foli për punën e bërë gjatë drejtimit të institucionit nga ai, u ndal edhe tek audiopërgjimi i vëllait të tij, i cili u publikua nga opozita.

Sipas tij, opozita i ka bërë atij shantazh ndonëse ai ishte tërësisht i manipuluar.

“Objektiva dhe rezultate të përmbushura, për hir të së vërtetës me shumë sakrifica, për mua dhe familjen time, që në mënyrë të pamerituar është përballur dhe përbaltur nga sulme të egra të orkestruara nga opozita gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndjehem mirë që në përballimin e kësaj situate specifike kam pasur mbështetjen e Kryeministrit, të kolegëve të grupit parlamentar dhe padyshim të bashkëpunëtorëve të mi të afërt.

Ndjej keqardhje, për atë pjesë të politikës Shqiptare, e cila në debatin për mua si person, apo në diskutimet mbi Policinë e Shtetit, është sjellë, pak të thuash diletante dhe e papërgjeshme. Në jo pak raste edhe jo humane. Në një kohë që do të duhej që politika të sillej ndryshe, që edhe atëherë kur ka vend për të thënë diçka, ka disa mënyra për ta thënë atë pa dëmtuar interesat e qytetarëve.

Por, natyra dhe edukimi im familjar, eksperienca ime politike dhe ajo jetësore më ka bërë që deri në fund të qëndroj në respekt të ligjit dhe të jem sa më institucional dhe i përgjegjshëm në gjithë konfliktin politik, që opozita krijoi me mua dhe për mua. Duke përfshirë këtu edhe manipulimin komplet kriminal të bërë në çështjen e audio- përgjimit me një qëllim final: shantazhin ndaj meje në funksionin e ministrit. E për fat të keq në këtë orkestrim duket se janë përfshirë edhe segmente të disa agjencive ligj zbatuese vendase. Dua të nënvizoj edhe faktin se ky sulm jo vetëm ka në themel diletantizmin politik të opozitës, por ai edhe për këtë shkak, ka pas tij interesat e botës së krimit.”, – tha Xhafaj.

Më tej ai u shpreh: “Përballë këtij realiteti jam përpjekur të sillem si shtetar serioz edhe pse përpara kisha llumin e politikës.”

Duke u ndalur tek dorëheqja, ai u shpreh se, “nuk ka rëndësi se sa rri në një karrige pushteti, por çfarë bën”. Ai shtoi se ndonëse ka një pjesë e shohin pushtetin si forcë, ai këtë gjë nuk e kishte bërë asnjëherë.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Pas shumë vështirësive, Maya tregon arsyen pse e mbajti të fshehur shtatzëninë

Para

Identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së një viti më parë në Tiranë (Emri)

Para
Identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së një viti më parë në Tiranë (Emri)

Identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së një viti më parë në Tiranë (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.