20:12 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhafaj flet për gabimet e Tahirit dhe pranon publikisht se kanabisi ishte një nga arsyet e lëvizjeve në Polici

07:39 | 09/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj flet për gabimet e Tahirit dhe pranon publikisht se kanabisi ishte një nga arsyet e lëvizjeve në Polici

Për herë të parë pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë në studio televizive. Madje nuk ka kursyer as paraardhësin e tij nën drejtimin e Ministrisë Saimir Tahiri.

Edhe pse jo direkt Xhafaj ka pranuar që Tahiri përtej energjisë që e karakterizonte ka bërë disa gabime nën drejtimin e Ministrisë.

“Paraardhësi im ka qenë një djalë i ri kur është ulur në karrigen e ministrit dhe që ka punuar me pasion të jashtëzakonshëm për të bërë gjëra të mira dhe ka bërë gjëra të mira.

Ka bërë gjëra të mira në përbërjen dhe arsimimin e policisë së shtetit, por edhe në motivimin e policisë së shtetit.
Natyrisht në gjithë këtë përpjekje të madhe dhe pasion ndoshta edhe nga mungesa e përvojës ka bërë edhe gabimet e veta. Nëse ai i sheh sot me qetësi do të fliste për arritje pozitive dhe mangësi në punën e tij”, tha Xhafaj. 
Megjithatë akuzën më të rëndë Xhafaj ia bëri Tahirit gjatë intevistës kur foli për kanabisin. Ai pranoi se lëvizjet në policinë e shtetit lidheshin me çështjen e kanabisit.  
“A mund të ndodhë kjo që ndodhi me kanabisin jashtë policisë? Absolutisht jo”. Ndryshe nga Tahiri që deri në një periuudhë kohe e mohoi fare prezencën e kanabisit, Xhafaj ka një mendim krejt ndryshe.

“Qoftë në Përmet, Lezhë dhe Gjirokastër. Ua kam bërë të qartë. Do të përgjigjet për cdo rrënjë kanabisi. Është e pamundur që atje ku mbillet kanabis të mos e shohë polici i zonës, polici i pyjores apo dhe kryeplaku me banorët. 
Ka pasur segmente të policisë të implikuara në këtë trafik. Ata ose janë paguar për heshtjen e tyre, ose janë blerë për të bashkëpunuar. Disa drejtues të policisë vendore minimalisht kanë heshtur. Nuk mund të them se ata kanë qenë të përfshirë, por minimalisht kanë heshtur” , përfundoi Xhafaj.

Kujtojmë se Xhafaj që prej marrjes së detyrës ka pasuar me një sërë lëvizjesh në rradhët e Policisë në nivel drejtorash dhe zëvendësdrejtorash. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Fatmir Xhafajsaimir tahirixhafaj
Pas

Rrëfehet Armela: Do e nisim nga zero, tani nis dashuria me Damianon, eliminimi padrejtësi

Para

Big Basta në xhirimin e videoklipit, i shkon për vizitë Liani: T’i sjellim babit fat (FOTO)

Para
Big Basta në xhirimin e videoklipit, i shkon për vizitë Liani: T’i sjellim babit fat (FOTO)

Big Basta në xhirimin e videoklipit, i shkon për vizitë Liani: T'i sjellim babit fat (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.