Pasditen e sotme në qytetin e Fierit, u mbajt ajo që mazhoranca e quan Forumi Qytetar për Sigurinë.
Të pranishëm në takim ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Gjatë takimit, një prej të pranishmëve ngriti si shqetësim lojërat e fatit, të cilat ndodhen në zonat e banuara dhe shkaktojnë probleme.
Vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbuloi se ka pasur edhe një lloj tërheqje vëmendjeje nga ana e kryeministrit sa i takon punës së bërë nga policia në këtë drejtim.
“Bie dakort edhe lidhur me shqetësimin për lojërat e fatit. Në analizën gjashtë mujore që unë bëra si ministër së bashku me ekipin e zëvendësministrave dhe drejtorin e përgjithshëm para pak ditësh, kjo ishte një nga çështjet që kryeministri nënvizoi, një lloj tërheqjeje, ose një lloj mungese vëmendje të strukturave të policisë në territor.
Dhe unë jam sot këtu për t’ju thënë që kjo çështje do marri një fokus të veçantë në javët dhe muajt në vijim”, premtoi ministri Xhafaj përpara të pranishmëve.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post