Largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm ka sjellë një sërë pikëpyetjesh në radhët e opinionit publik, po për vetë socialistët, dorëheqja e tij është bërë me vullnet të lirë.
Ndërkohë që për deputeten Elisa Spiropali largimi i Xhafajt ka qenë me nder dhe me rezultate të dukshme. Sipas saj është normale që të ketë zëvendësime në radhët e kabinetit qeveritar.
Pyetje: Xhafaj pse iku?
Spiropali: Arsyet i dha. Iku me nder. Bëri një punë të mirë me rezultate të dukshme, është normale që vjen një kohë për zëvendësime. E vërteta është ajo që ka deklaruar zoti Xhafaj. Nuk besoj te këto shkëmbimet që thuhen në media. Larg qoftë t’ia jepnim të gjitha arsyet kazanit për largimin e zotit Xhafaj. U largua për të ruajtur dinjitetin e tij.
Pyetje: A i takon Saimir Tahirit rikthimi pas vendimit ardhur nga Italia? Ndoshta jo në postin e ministrit që ka qenë por në PS
Spiropali: Nuk më takon mua ta vendos. Prokuroria dhe gjykata do vendosë.
Nëse Tahirit i kanë rënë në qafë deri në këtë farë pike, atëhere i takon atij të vendosë cdo bëjë me karrierën e tij. S’më takon mua ta vendos për të.
(E.K/FAXWEB.AL)