Minstri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur sot në Top Story për faktin se kishte të dhëna se lideri i opozitës Basha kërcënohej me jetë nga disa faktorë të jashtëm kriminalë.
Ai e ka pohur këtë fakt duke thënë se menjëherë janë marrë masat për të përforcuar sigurinë e tij.
Pjesë nga Intervista:
Balla: Zoti Xhafaj a është kërcënuar Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni?
Xhafaj: Kanë qenë disa deklarata të bëra nga ISIS dhe eksponentë të tyre në rajon. Nuk kanë qenë adresime direkte ndaj sigurisë së zotit Basha, por indiciet çonin edhe aty. Kemi pasur raporte të mira me SHISH, si p.sh për festat e kaluara. Gjatë kohës së festave kishim informacione për persona konkret që ndodheshin në Shqipëri që kishin potenciale për akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar. Gjate gjithë kësaj periudhe kemi qenë në alarm. Por edhe për ngjarjet në Kavaja kemi pasur shkëmbime me SHISH.
Ministri i Brendshëm e quajti “sinjalizim konkret” informacionet e marra mbi mundësinë e një kërcënimi ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Ne morëm masat menjëherë dhe përforcuam sigurinë e tij”,- tha Xhafaj.
Pak kohë më parë u bë publik lajmi se kreu i PD-së, Lulzim Basha kishte marrë disa mesazhe kërcënuese, gjë që e kishte detyruar të rriste sigurinë dhe një gjë e tillë është konfirmuar sot edhe nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai ka deklaruar se kërcënimet për Lulzim Bashën kanë qënë reale.
(M.D/Shuplaka)