Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka është sot në Vlorë ku ka kontrolluar nga afër masat e marra për sigurinë përgjatë sezonit turistik.
Xhafaj tha se duhet një shërbim më I mirë gjatë sezonit dhe duhen akoma përmirësime, edhe pse ka ndryshime pozitive.
Xhafaj ka thënë se sot është në Vlorë edhe për situatën e kriminalitetit por nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen e pak ditëve ma parë ku u qëllua 4 herë me armë brenda diskos verore “Havana” duke përhapur panik tek të pranishmit, duke deklaruar se nuk ndërhyn në çështje hetimore.
Ministri I Brendshëm ka folur edhe për kultivimin e kanabisit që sipas tij këtë vit do të zerohet. Lidhur me akuzat e opozitës ai ka thënë se duhet të jetë më e kujdeshme pasi opo nxinë gjithçka në dëm të vendit.
“Nga pikëpamja e kanabisit, Vlora ka rezultate të pakrahasueshme në krahasim me rezultatin e vitit të shkuar që kishte rezultate të jashtëzakonshme dhe jo më me vitet e tjera. Ky do jetë viti i kultivimit 0 në Vlorë”, ka thënë ai.
(B.H/Faxëeb)