Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë në Kuvend, Ralf Gjoni, ka reaguar ashpër pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të emëruar Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përmes një reagimi jozyrtar, ai shprehet se vendosja e tij në krye të kësaj ministrie mund të përshkallëzojë krizën politike.
“Një komunist i vjetër si ministër i Brendshëm mund të përshkallëzojë krizën politike.”, shkruan Ralf Gjoni bashkangjitur një fotoje ku Fatmir Xhafaj shfaqet në moshë të re krahas diktatorit Enver Hoxha.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, zyrtarizoi Fatmir Xhafaj si ministër të Brendshëm, në vend të Saimir Tahirit.
(XH.A/SHUPLAKA)