Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një takim me uniformat blu në Shkodër, ka folur për operacionet për goditjen e grupeve kriminale.
Xhafaj ka theksuar se policia duhet të ketë vëmendjen mbi grupet kriminale, jo tek njerëzit me halle.
Xhafaj ka thënë se lufta e policisë për goditjen e krimit sapo ka filluar, raporton Fax News.
“Ky është vetëm fillimi i operacioneve për të goditur krimin. Dua integritet nga policia. Ju përgëzoj për dy operacionet fundit, por lufta jonë sapo ka nisur, nuk mund të lejojmë që kriminelët të jenë të lirë. Duhet të merremi me bosët e krimit, janë 4-5 grupe që duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen lejuar për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim të goditet i pari.
Vëmendja e policisë do jetë e përqendruar në luftën ndaj krimit dhe jo ndaj njerëzve me halle. Policia është në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes së çdo qytetari.”mësohet të jetë shprehur Xhafaj.
(F.G/Faxweb.al)