Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Elbasani ku po merr pjesë në Forumin për Sigurinë Publike thotë se shteti është më i fortë se kurrë ndaj çdo krimineli.
Ai thotë se po punohet në zbulimin e aseteve kriminale, ndërsa shton se të gjitha grupet kriminale janë të skeduara.
“Ky prioritet i qeverisë, edhe në një plan masash për luftën kundër krimit, dhe operacioni “Forca e ligjit” është fokusuar te goditja e grupeve kriminale, që cenojnë jetën e përditshme, ekonominë dhe imazhin e vendit. Ju them sot që ky është operacion i suksesshëm, në pak muaj kemi skeduar të gjitha grupet kriminale që janë në vend, apo ushtrojnë veprimtari edhe jashtë vendit, jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë por në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme, kemi goditur 7 të tilla me 100 persona të arrestuar drejtues apo anëtarë të tyre. Ata personalisht, por edhe asetet kriminale të krjuara prej tyre nga kjo veprimtari. Në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë, po punojmë për to, për të dokumentuar që shumë shpejt ti vëmë para përgjegjësise penale, shteti është shumë më i fortë se cdo lloj krimineli. Policia do tua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë”, thënë Xhafaj ndër të tjera. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post