Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili gjendet prej 1 jave nën akuzat e PD-së se ka ndihmuar vëllanë e tij të dënuar për trafik droge për t’ju shmangur drejtësisë gjë për të cilën I ka kërkuar dhe dorëheqjen, ka paralajmëruar mbajtjen e një konferece në orën 18:30 nga Ministria e Brendshme.
“Sot ne ora 18:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te mbaje nje konference per media ne sallen e MB. Ju ftoj te merrni pjese!”, shkruan zyra e shtypi.
Kryeministri i vendit përpara deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit bëri të ditur se pas hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga PD do të ketë pasoja, pasi dikush do përgjigjet me burg. Më herë me tone mjaft të ashpra ndaj opozitës, Rama tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, pasi akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë. (B.H/Faxweb)