Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në ‘Fax News’ deklaroi se audiopërgjimi i publikuar nga PD dhe dëshmia e dëshmitarit Albert Veliu e kanë acaruar klimën politike në vend dhe e kanë bërë jo të favorshme për negociatat por edhe për investimet e huaja.
Sipas tij pozita e ministrit Xhafaj mbetet e kërcënuar. Ai shtoi se tani çështja e audiopërgjimit por edhe ajo çfarë tha dëshmitari janë çështje të organeve të drejtësisë.
“Nga njëra anë lobimin për negociatat dhe kemi edhe këto zhvillime dinamike në politikën tonë, ndërkoqë që kryeministri ishte në Francë plasi dhe kjo bombë, e parë në këtë sens ky nuk është lajm i mirë për negociatat dhe investimet e huaja dhe nga ana tjetër shkakton një tërmet politik dhe klima është bërë edhe më e acaruar, gjë që sjell një kosto”, tha ai, duke shtuar se pozita e ministrit është e kërcënuar.
“Pozita e Fatmir Xhafës është e kërcënuar”, tha ai.
Në lidhje me dëshmitarin Albert Veliu Ai foli edhe për dëshmitarin i cili sipas tij duhet të merret në mbrojtje.
“Ai duhet të merret në mbrojtje sepse ai u shpreh qartë se disa nga personat që kishte komunikuar ishin shef komisariati e tjerë dhe kemi të bëjmë me krim të organizuar që janë përfshirë struktura e pushtetit. Kjo tani është pjesë e organeve të drejtësisë dhe kjo edhe është një provë se sa është e pavarur drejtësia”, tha ai.
Kalemaj foli edhe për mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe samitin e Sofjes. Ai tha se Tre vendet skeptike, Franca, Gjermania dhe Holanda kërkojnë rezultate konkrete dhe jo shoë pasi në Bruksel nuk pinë ujë.
Sipas tij ata nuk mund të përcaktojnë emra konkretë për tu arrstuar por kërkojnë që proceseve tu shkohet deri në fund.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)