Ministri i ri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj priti sot një delegacion të BE-së të kryesuar nga Eduart Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të Brukselit si dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Vlahutin.
Në takim ata u ndalën tek lufta kundër kultivimit të kanabisit, lufta kundër krimit të organizuar, efiçenca për rritjen e integritetit dhe profesionalizmit të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Xhafaj prezantoi prioritetet e detyrës së tij dhe masat e pritshme në këtë kuadër, raporton BW.
Delegacioni Europian premtoi përshpejtim të asistencës dhe mbështetje me pajisje të teknologjisë së lartë për Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Në takim u ra dakord gjithashtu për një koordinim të asistencës dhe përfaqësive të tyre në Shqipëri.
(M.D/ Shuplaka)
