06:24 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhafaj pret në takimin ministrin britanik të sigurisë, tre oficerë të Policisë Britanike së shpejti vijnë në Shqipëri

19:25 | 04/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj pret në takimin ministrin britanik të sigurisë, tre oficerë të Policisë Britanike së shpejti vijnë në Shqipëri

Ministri i ri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj është takuar sot me sot ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve respektive, për luftën kundër krimit të organizuar.

Dy palët ranë dakort që sëshpejti në Shqipëri të vijnë, tre oficerë të Policisë britanike. Kjo për të rritur shkëmbimin dhe cilësinë e informacionit.

NJOFTIMI I MINISTRISE

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj priti sot ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace. 

Dy ministrat diskutuan mbi gjetjen e mundësive dhe pikave të përbashkëta të interesit, për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. 

Ministri Xhafaj i parashtroi zoti Wallace, prioritetet e detyrës së tij, duke u ndalur tek lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, krimit të organizuar e grupeve kriminale, si dhe në promovimin e integritetit të punonjësit të shtetit përmes shtrirjes së procesit të Vetting-ut edhe në rradhët e Policisë së Shtetit. 

Në fokus të takimit, mbajtur në zyrën e ministrit të Brendshëm, ishin çështjet që prekin sigurinë në të dy vendet.

Ministri Wallace e konsideroi bashkëpunimin dhe partneritetin me palën shqiptare, ndër më të suksesshmet.

Palët u dakordësuan për ardhjen në Shqipëri të 3 oficerëve të Policisë britanike në mënyrë të përhershme, për të rritur shkëmbimin dhe cilësinë e informacionit, të kapaciteteve inovative që ka në përdorim policia, si edhe trajnime për punonjësit e Policisë së Shtetit. 

Me kërkesë të ministrit Xhafaj, pala britanike u shpreh e gatshme për të ofruar asistencë për Akademinë e Sigurisë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Ben WallaceFatmir Xhafajoficere britanike
Pas

Vendimi për Haradinajn mund të shtyhet sërish

Para

Deputetja e PS-së komenton deklaratën e Metës: Nuk është lexuar siç u dha, nuk plotësojmë tekat e pakicës në çadër!

Para
Deputetja e PS-së komenton deklaratën e Metës: Nuk është lexuar siç u dha, nuk plotësojmë tekat e pakicës në çadër!

Deputetja e PS-së komenton deklaratën e Metës: Nuk është lexuar siç u dha, nuk plotësojmë tekat e pakicës në çadër!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.