Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tonight Ilva Tare”,
ka treguar prapaskenat përpara se të pranonte postin e ministrit të Brendshëm.
Xhafaj rrëfen paktin me bashkëshorten e tij dhe çfarë do ti thoshte kryeministrit Rama.
Tare: Ishte vendimi vështirë për të pranuar ministri i Brendshëm?
Xhafaj: Po më dëgjon bashkëshortja tani dhe…Shumë i vështirë.
Tare: Sdua të krijoj probleme me familjen
Xhafaj: Kishim bërë një pakt që unë do ta mbyllja këtu, pas reformës në drjetësi dhe ky mund të ishte mandati i fundit për ta mbyllur
Tare: Keni shkelur paktin e bashkëshorten?
Xhafaj: Fillimisht ishte debati i parë në mars, ishte debat i vështirë. Edhe për mua ishte shumë i vështirë. Pastaj ishte një diskutim i gjatë dhe përgjithësisht nuk ka qenë dakord as ajo as fëmijët, por pati një reflektim nga ana ime. Do them edhe një gjë që, ka pasur disa ditë që përgatitesha të shkoja tek kryeministri dhe ti thoja: Faleminderit, por deri këtu e kishim. Pastaj erdhën këto sulmet dhe nga ai fshat që jam unë sa më shumë të qëllojnë aq më shumë drejtohesh. Gjithë ai presion bëri bëri efektin e kundërt.
(S.SH/Shuplaka)