Mëngjesin e sotëm Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar drejt Elbasanit në kuandër të një takimi të rëndësishëm pune, lidhur me situatën e rendit.
Në këtë takim të quajtur “Platforma e policimit dhe sigurisë në komunitet” marrin pjesë edhe dy ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, si Damian Gjiknuri, ministri i Energjitikës dhe Insdustrisë, si dhe Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, si dhe 12 drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit.
Në këtë tryezë të mbajtur këtë mëngjes në Elbasan mësohet se prezantohet modeli i ristrukturuar i drejtorisë së Elbasanit.
Xhafaj nga ana tjetër ka deklaruar se kjo mbledhje është organizuar për të diskutuar ceshtjet e rendit dhe sigurisë, si dhe çeshtjen e vettingut në polici.
Po ashtu, ministri ka vënë theksin edhe te bashkëpunimi mes institucioneve lidhur me këto dy tema që do të trajtohen në këtë takim.
(E.K/FAXWEB)