12:12 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhafaj vizitë në Holandë. Treg i lirë pune për të rinjtë shqiptarë

22:34 | 22/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj vizitë në Holandë. Treg i lirë pune për të rinjtë shqiptarë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhen në Holandë për një vizitë pune, ku u  pritën nga Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

Që në fillim të takimit z.Aboutaleb, vlerësoi vizitën e autoriteteve të larta nga Shqipëria, si një mundësi shumë e mirë përveç të tjerave, për të parë nga afër si funksionon në Roterdam ai që quhet trekëndëshi i sigurisë komunitare: Bashki – Polici – Prokurori.

Përfaqësues të këtyre tre institucioneve dhe stafet e tyre, takohen rregullisht çdo javë për të diskutuar çështje të rendit dhe sigurisë në qytet, kjo edhe për peshën që ky qytet zë në Holandë. Ky takim, shtoi ai, është po ashtu një mundësi të trajtojmë së bashku çështje shqetësuese për të dy palët, e parë kjo në këndvështrimin e perspektivës së hapjes së negociatave BE – Shqipëri.

Ministri Xhafaj theksoi se po shikon me shumë seriozitet mundësinë e caktimit të një oficeri të Policisë së Shtetit të dedikuar vetëm për Roterdamin. Ai iu referua eksperiencës shumë te mirë me Gjermaninë lidhur me funksionimin e Task Forcës Anti-skifter dhe hodhi idenë që kjo gjë mund të bëhet edhe me Roterdamin, pas analizave përkatëse të situatës.

Prokurori i Roterdamit i pranishëm në takim, u shpreh për ndërtimin e një marrëdhënie model për bashkëpunimin me Prokurorinë sa i takon çështjeve të hetimeve, ndjekjes penale dhe konfiskimeve të aseteve. Kjo do të na ndihmojë, shtoi ai, të ndërtojmë më shumë besim tek njëri- tjetri, të bëjmë më shumë progres. Ai po ashtu, hodhi idenë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj sakaq, e njohu Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit me punën që ka kryer Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë, si një nga mjetet më efektive për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikimin si dhe mbi ecurinë e procesit të vetingut dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Përfaqësuesi i Policisë, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë shqiptare, duke shtuar se Dokumenti i Bashkëpunimit do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në çështje konkrete, duke veçuar sidomos takimin në nivel ekspertësh për çështje të migracionit dhe konfiskimit të aseteve.

Në vijim Kryetari i Bashkisë, vlerësoi rekomandimin e KE për Shqipërinë duke shtuar se “ne do ta mbështesim Shqipërinë në këtë proces, duke ju dhënë njerëzve shpresë”.  (E.V/Faxweb..al)

 

 

 

Etiketa: bashkepunimidokumentdypalsheHolandë. Firmosvizitexhafaj
Pas

 Jetmir Olldashi: Babalja më tregoi dhe për kushërinj ministrash të tjerë që luajnë trafik droge

Para

Ish- deputeti i PS-së përgëzon ‘live’ Ambrozia Metën: Nuk e ka bërë asnjë gazetar atë që bëre ti…

Para
Ish- deputeti i PS-së përgëzon ‘live’ Ambrozia Metën: Nuk e ka bërë asnjë gazetar atë që bëre ti…

Ish- deputeti i PS-së përgëzon ‘live’ Ambrozia Metën: Nuk e ka bërë asnjë gazetar atë që bëre ti...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.