04:32 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhafka kujton atë që mediat e lanë në hije: Mbase nuk e dini kush është, por vip-at e skenës janë “balta” që ai i ktheu në “Pinok”

20:42 | 27/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafka kujton atë që mediat e lanë në hije: Mbase nuk e dini kush është, por vip-at e skenës janë “balta” që ai i ktheu në “Pinok”

Po afrohet ditëlindja e të madhit Gëzim Kame, rregjisorit dhe aktorit të mirënjohur të skenës shqiptare. Gazetari Agim Xhafka, e ka kujtuar 70-vjetorin e artistit më herët, si për t’u kujtuar mediave që këtë radhë nuk duhet ta lënë në harresë veprën e Gëzim Kames, i cili ka sjellë në skenë disa prej shfaqjeve më të bukura nga ku mund të përmendim disa si : “Ishulli i çmendur” (1995); “Lojra në Oborrin e pasëm” (1996); “Gomone” (2003); “Të gjithë me huqe” (2009), e shumë e shumë të tjera.

Xhafka kujton kontributin e Kames në kinematografinë shqiptare, ndërsa shprehet se ishte pikërisht Kame ai që krijoi aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Raimonda Bulku e shumë të tjerë.

“Mbase populli nuk e di kush është, nuk ia di fytyrën,të folurën a gjestet. Por ikonat e teatrit,vip-at e skenës të bëjnë të marrë po të shfaqësh mosnjohje për të.

Robert Ndrenika, Roland Trebicka, Mirush Kabashi, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Mehdi Malka, Suela Konjari, Hervin Çuli, Elvira Diamanti… janë “balta” të cilën Gëzim Kame si baba Carlo e ktheu në Pinok, në personazhe të pavdekshëm.”, shkruan Xhafka.

Në fakt në Shqipëri, ndër vite publiciteti që u është bërë rregjisorëve dhe aktorëve të teatrit ka qenë mjaft i vakët, ku një pjesë të fajit e ka vetë media, gjë që i ka lënë në hije disa prej figurave që kanë dhuruar gjithë shpirtin e tyre për kinematografinë.

Një gjë e tillë nuk ka mbetur pa përmendur edhe nga Xhafka, i cili shprehet mjaft kritik lidhur me këtë.

KOMENTI I XHAFKËS

GËZIM KAME

Pas ca ditësh mbush 70 vjet ai që na mbushi një jetë me art,me emocion, me ngazëllim,hare,lot e trokitje zemre si breshër i rrëmbyeshëm. Mbase populli nuk e di kush është,nuk ia di fytyrën,të folurën a gjestet. Por ikonat e teatrit,vip-at e skenës të bëjnë të marrë po të shfaqësh mosnjohje për të.

Robert Ndrenika, Roland Trebicka, Mirush Kabashi, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Mehdi Malka, Suela Konjari, Hervin Çuli, Elvira Diamanti… janë “balta” të cilën Gëzim Kame si baba Carlo e ktheu në Pinok, në personazhe të pavdekshëm.

Sot në botë njohin krejt regjisorët e Hollivudit,përmendin Polanskin, Spilbergun, Voodi Allen dhe për fat të keq tek ne këta zemberekë të spektaklit janë të fshehur, të mbuluar nga një tis i hollë harrese prej medias së pari e më pas prej një publiciteti të munguar.

Po mjafton të thuash se “babai” i shfaqjes “Shi në plazh” është Gëzim Kame e kaq të bën të ngrihesh gupthi e të heqësh kapelen para këtij artisti kaq të madh. Ose të përmendësh “Sokratin” luajtur nga Mirush Kabashi e të ulërasësh,o njerëz regjisor i asaj shfaqjeje ka qënë Gëzim Kame,paçka se deri në afishe të shumta hera herës nuk iu shkruajt emri.

70 vjetori i ketij artisti është një rast i mirë per të treguar botërisht se ky regjisor ka qënë ndër më prodhuesit,por dhe ndër më konçizët. Ishte jo si verë tavoline,por si një pije e vjetër prodhuar në vreshtat e Francës. Plot shije,plot aromë,plot vlera sikur të dehte.

Jeta artistike e Kames nisi me ëndërrat në gjimnaz e vazhdoi me Institutin e Arteve. Student,aktor,pedagog,dekan. Një cikël,i plotë që nderon atë institucion. Shoh tek një dritare në një pallat buzë Lanës një mbishkrim:”Këtu ka jetuar artisti Naim Frasheri.” Sa mirë,them sa herë e lexoj. Se janë shenja të qytetërimit tonë. Kështu duhet të vendosë sot Akademia e Arteve një gdhendje:”Këtu ka dhënë mësim Gëzim Kame.” Se ai është si vatra e zjarrit,ka gatuar e ka ngrohur me mendjen dhe shijet e tij. Në Rinas ende blihet me shumicë “Shi në plaz”, një komedi me atmosfere e gaz pa fund,pa ngjyra të politikë së kohës e me një lojë mjeshtërore të artistëve. Po sa të tilla ka ky gjeni! Që nga “Mësuesi i Letërsisë”, “Fernando Krafti më beri një letër”, “Darka e të marrëve”, “Stinë e mërzitshme në Olimp”, “Pjata e drunjtë”, “Të gjithë me huqe”,uf,u lodha së numëruari. E asnjë dështim,veç sukses,sukses,sukses…

Tani Gëzim Kame është mbledhur tek Teatri Kame në Ibë. Si iriqi që rri brenda ferrës. Ai hesht, por nuk rresht së menduari, së bëri plane. Natyra atje gëzohet se jeton mes tyre artisti që prodhoi artistë,”materniteti” artistik i aktorëve. Shokët e miqtë e tij janë të çdo fushe. Të artit e të shkencës,të diplomacisë e politikës. Edhe unë jam shok i tij prej vitesh e vitesh. Shoqëri që në themel pati skenën e më pas gëzimet per njëri tjetrin.

Sigurisht pas ca ditësh fshati Ibë do bëhet qendra e festimeve të ditëlindjes së tij. Si një lloj Kane apo Los Angeles ku ndahen çmimet. Do mblidhen artistë e artiste,shokë e miq. Që mjeshterit do i urojnë u bëftë 101 vjeç. Unë do e bëja 102,por e di që ai edhe kur do na takojë e shohë në sy do ketë vështrim përtej se mendja i punon për dramën e radhës,pér spektaklin që vetëm ai di si ta bëjë kaq të shijshëm me arra e lajthi Shqiperie,por dhe me erëza nga Kina,India e Spanja. Ndaj quhet art,se ka kaq shumë perzierje historie e personazhesh sa regjisori ua di radhën e i sjell si në avlëmend,ngjyrë pas ngjyre e fije për fije.
Gëzim,paç jetë të gjatë edhe për kënaqësinë time! Amen! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: agim xhafkaGezim Kamekinematografi
Pas

Krimi në Elbasan/ Fijet që çojnë tek Qazim Sejdini

Para

Vajza nga Shkodra bën për vete jurinë, drejt fitores në konkursin muzikor në Suedi (VIDEO)

Para
Vajza nga Shkodra bën për vete jurinë, drejt fitores në konkursin muzikor në Suedi (VIDEO)

Vajza nga Shkodra bën për vete jurinë, drejt fitores në konkursin muzikor në Suedi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.