00:38 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xhaka e thotë fjalën e fundit: Me De Biazin trajner nuk kthehem më në Kombëtare!

10:02 | 27/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhaka e thotë fjalën e fundit: Me De Biazin trajner nuk kthehem më në Kombëtare!

Granit Xhaka prej disa kohësh nuk po mund të marrë besimin e De Biazit për një pozicion fiks në formacion. E pas ndeshjes me Italinë ai ka thënë fjalën e fundit: Nuk kthehem më në Kombëtare me De Biazin.

Në komunikimin me një gazetë sportive  mesfushori i Bazelit dhe i Kombëtares është kategorik sa i përket të ardhmes së tij me kuqezinjtë. Ai bën me dije se lidhja me skuadrën përfaqësuese është ende e madhe dhe e pandërprerë për asnjë moment, mirëpo e tillë nuk mund të thuhet se është ajo me trajnerin aktual.

LARGIMI

I pyetur nga gazeta në lidhje me vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja, mesfushori rrëfen bisedat e mbetura në tentativë me trajnerin De Biazi si dhe të gjitha situatat që e kanë sjellë çështjen deri në këtë pikë drastike.

“Unë u largova nga grumbullimi se ai trajner nuk më ka dhënë asnjë arsye se pse unë nuk luaj. Së dyti, aty ka lojtarë që luajnë nëpër ligat e dyta dhe që as nuk luajnë nëpër ekipet e tyre dhe janë aktivizuar përpara meje”, shprehet fillimisht mesfushori i Bazelit.

TRAJNERI

Xhaka bën me dije se asnjëherë nuk ka arritur të komunikojë me De Biazin në lidhje me këtë situatë të krijuar. Ai shton se italiani i është shmangur sa herë që Xhaka ka kërkuar bisedë me të.

“Së treti, kam dashur që të flas me trajnerin, por gjithmonë më largohej që të mos bisedonte me mua. Kjo sepse ai nuk kishte asnjë arsye për të m’u përgjigjur”, vijon akuzën e tij futbollisti i Kombëtares.

DEKLARATA

Në lidhje me shpjegimin që trajneri De Biazi dha në konferencën për shtyp, Xhaka tregon se tekniku ka gënjyer.

“Me keqardhje, por më vjen turp të them që gënjen kur trajneri thotë se ika për shkak se pata probleme personale”, ka deklaruar Xhaka për “Panorama Sport”.

KOMBËTARJA

Mesfushori insiston në fjalën e tij se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në skuadër dhe se nuk ka menduar kurrë largimin nga Kombëtarja. Mirëpo, Xhaka tregon edhe vendimin drastik që ka marrë kundrejt trajnerit De Biazi.

“Unë nuk kam asnjë problem. Me askënd në skuadër. Madje, as nuk jam larguar nga Kombëtarja. Unë luaj me zemër dhe shpirt si kuq e zi, por sa të jetë ky trajner, unë nuk do të vij më”, përfundon Xhaka.

 

 

Etiketa: De Biazitaulant xhakaxhaka
Pas

Ndërprenë udhëtimin në këmbë sapo u pikasën nga policia, sekuestrohen 22 kg drogë në Kakavijë

Para

Rama prezanton Xhafajn: Ka akoma shumë për të bërë, këtë vit i vëmë kapak historisë së kanabisit

Para
Rama prezanton Xhafajn: Ka akoma shumë për të bërë, këtë vit i vëmë kapak historisë së kanabisit

Rama prezanton Xhafajn: Ka akoma shumë për të bërë, këtë vit i vëmë kapak historisë së kanabisit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.