11:36 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhaka kthehet titullar, Kololli shënon në fitoren e Lozanës ndaj Bazelit. Latifi debuton në Hungari

22:20 | 10/09/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhaka kthehet titullar, Kololli shënon në fitoren e Lozanës ndaj Bazelit. Latifi debuton në Hungari

Zvicër

Taulant Xhaka është rikthyer të luajë si titullar për Bazelin, por skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 përballë Lozanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Super Ligës së Zvicrës. Benjamin Kololli ishte autori i golit të parë të Lozanës në minutën e 55-të, gol që vendosi barazimin momental 1-1 në shifra.

Gjelbrim Taipi dha asistin e golit të St. Gallen në barazimin 1-1 të arritur në transfertë ndaj Zyrihut, por 4 minuta më vonë, në të 55-tën, u ndëshkua me karton të kuq direkt. Ndërkohë Albian Ajeti e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

 Greqi
Andi Lila luajti 63 minuta në barazimin 0-0 që skuadra e PAS Janinës regjistroi ndaj Atromitos në kampionatin grek. Ndërkohë, surprizë ishte barazimi i sotëm 1-1 i Olimpiakosit të Besnik Hasit në fushën e Ksanthit, por me sa dukej kampionët në fuqi të Greqisë e kishin mendjen më shumë te sfida e mesjavës në Ligën e Kampioneve.

Hungari

Liridon Latifi ka debutuar sot me fanellën e Pushkash Akademi në kampionatin hungarez të futbollit, duke u aktivizuar në minutën e 82-të të ndeshjes që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 përballë Ujpeshtit.

Poloni
Nuk ishte një javë e mirë kjo për Legian e Armando Sadikut, e cila u mund me shifrat 2-1 me përmbysje nga Slask Vroclava. Sadiku edhe pse ishte 90 minuta në fushën e lojës, nuk arriti të jepte kontributin e tij për të shënuar, pavarësisht rasteve që kishte, duke shpërdoruar mundësinë për të kthyer Legian në kreun e renditjes së kampionatit polak.

Sllovaki
Ruzhomberok i Kristi Qoses vazhdon të paraqitet mjaft mirë në kampionat, ku lufton për një vend në Ligën e Europës. Skuadra e mesfushorit shqiptar fitoi sot me shifrat 2-1 përballë Mishalovce, në një ndeshje ku Qose luajti si mbrojtës në krahun e majtë për shkak të emergjencave me dëmtimet në skuadër./Panoramasport.

 

Pas

“Tirona Fanatics” i japin fund bojkotit: Bëhuni gati se do kthehemi në stadium

Para

Vulin: Qeveria Haradinaj është e varur nga Lista Serbe

Para
Vulin: Qeveria Haradinaj është e varur nga Lista Serbe

Vulin: Qeveria Haradinaj është e varur nga Lista Serbe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.