08:49 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Xhamadani vija-vija, mysybet Kosova, kënetë Shqipëria!”

18:11 | 22/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Xhamadani vija-vija, mysybet Kosova, kënetë Shqipëria!”

Bledi Mane ka reaguar në lidhje me Minishengenin Ballkanik ku takimi I tretë mes liderëve të Balkanit u zhvillua në Tiranë mes Edi Ramës presidentitit serb, Vuçiç kryeministrit maqedonas Zaev dhe presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç.

Duke përdorur ironi pas ‘sherreve’ që ka sjellë kjo nismë e disa prej liderëve të Ballkanit mes politikanëve shqiptarë, përtej e këtej kufirit të Morinës, Mane ka bërë edhe krahasime përkatës due përdorur emra konkret jo vetëm nga politka.

Ai shprehet se ende dy vendet (Shqipëria dhe Kosovëa) nuk janë gati të shkojnë bashkë në Bruksel.

Reagimi i plotë:

XHAMADANI VIJA-VIJA/ MYSYBET KOSOVA, KËNETË SHQIPËRIA!

1./
Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lukovës. Suxhukun e Prizrenit importon Kosova, Shqipëria eksporton trangullin e Divjakës. Getoarin kemi marrë kollovar brenda, Marinën dhe Luanën ua kemi çuar nuse atje. Këtu në Tiranë japin mendje Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala, në Prishtinë sapo eksportuam Adi Krastën…
E pavarësisht taksës në Rrugën e Kombit, vëllimi i eksport-importeve mes dy vendeve shqipfolëse nuk po njeh tkurrje. Veç patateve, drogërave, armëve, kurvëllikut, tallavasë tashmë po lëvrojmë edhe një tregëti tepër fitimprurëse.
2./
Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka zgjedhur të godasë ish ortakun e tij Sali Berisha. Ky i fundit ujk i vjetër pavarësisht dhëmbëve të krimbur, mundohet ta kafshojë gjahun e rradhës me ngjarje makabre të vjetra ku nuk evitohet dot as gjaku, as vrasjet, as mortja.
Armën e gjahut e ka rrëmbyer edhe Edi Rama dhe në relievin e thepisur arnaut po kërkon të gjejë e ta qëllojë sivëllaun e tij Haradinaj. Rramushi vdes për betejën trup me trup por nuk po gjen dot mënyrën si ti kundërvihet diplomatikisht. Sikur të mos na mjaftojnë këto beteja halabake të analeve politike kosovare-shqiptare, mbrëmjet duhet ti ngrysim edhe me sherret ordinere nëpër ekranet e televizorëve të derivateve të tyre: Batonit me Mesilën, Beratit me Alfredin, Noizyt me Ledri Vulën, Fifit me Joni Peçin.
Kur të zgjohemi në mëngjes, na duhet të mos pimë gotën e qumshtit por duhet ta dimë nëse liderit tanë anë e mbanë kufirit janë zgjuar të prishur me Erdoganin, të neutralizuar me Trampin apo të dashuruar me Merkelin?
Nga dje, sot dhe në vazhdim Shqipëria dhe Kosova po zihen të dyja për Schengen-in Ballkanik porsi dy plaka që i rikujtojnë njëra-tjetrës historitë e rinisë së tyre se cila e humbi virgjërinë më vonë se tjetra dhe a mori për burrë çvirgjëruesin e parë.
Ky hendek kulturor, ky tribalizëm, ky primitivitet, e njëjta mënyrë si të luftosh kundërshtarin, e njëjta mënyrë si të mbash pushtetin, i njëjti protagonizëm i rrezikshëm edhe në Tiranë edhe në Prishtinë më gërreyn brenda vetes e porsi miliona bashkombas të tjerë bërtas edhe unë:
-Imagjinoni dot sikur të bashkohej Shqipëria me Kosovën e të na udhëhiqnin të njëjtët mysybetër?
Është ende shpejt të bashkohemi, ende shpejt të shkojmë në Bruksel si një komb i vetëm.
Në Prishtinë Albin Kurti nuk vendos dot bythën në provë për të qeverisur, në Tiranë Lulzim Basha nuk po gjen dot bythën që ta verë në provë.
Këtu në Tiranë, ne do vazhdojmë të hamë suxhukun tuaj, ju atje në Prishtinë mos ndaloni së ngrëni trangullin tonë.
Dhe Serbia rri e vështron e kënaqur!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bledi Mane
Pas

Makina përplas drejtuesin e motorrit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Para

“Ideja nuk ishte e keqe, ta mendosh që dikush u bë ministër”, artistët-Vasilit: Hiqu më mirë si viktimë për shkak të orientimit seksual, sepse të…

Para
“Ideja nuk ishte e keqe, ta mendosh që dikush u bë ministër”, artistët-Vasilit: Hiqu më mirë si viktimë për shkak të orientimit seksual, sepse të…

"Ideja nuk ishte e keqe, ta mendosh që dikush u bë ministër", artistët-Vasilit: Hiqu më mirë si viktimë për shkak të orientimit seksual, sepse të...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Berisha publikon foto nga Brukseli me Sekretarin e Internacionales Demokrate: Diskutuam për farsën elektorale të 11 majit

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Joe Biden me kancer, reagon Trump: Unë dhe Melanie jemi të trishtuar për diagnozën mjekësore të fundit të tij. I urojmë shërim të shpejtë

Shpërthim vdekjeprurës në një stacion policie në Siri, së paku 3 të vdekur

Digjet gjatë natës një banesë në Magjate të Kuçovës, vetëm dëme materiale

Begaj uron Nicusor Dan: Të forcojmë bashkëpunimin Shqipëri–Rumani

Ushtarët izraelitë shkatërrojnë Spitalin Indonezian, bllokohen 55 persona brenda

Topalli: Pushteti merr 90% të votave në diasporë, rezultat absurd

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.