Bilanci mund të kishte qenë shumë më i rëndë sikur xhamat e mjetit të mos ishin antiplumb.
Sipas mediave gjermane, xhami antipumb luajti një rol kryesornë zvogëlimin e pasojave të shpërthimeve.
Mbrojtësi Mark Bartra mbeti i lënduar lehtë në dorë dhe u dërgua menjëherë në spital ku gjendja e tij fatmirësisht është e mirë.
Pas shpërthimit, futbollistët e Borusias u morën nën kujdes nga forcat e ushtrisë, të cilat i shoqëruan lojtarët nën masa të forta sigurie, edhe pse distanca nga vendi i shpërthimeve deri në hotel ishte e afërt.
Borusia do të luante sot në 20:45 me Monakon por ndeshja e anulua si pasojë e këtij sulmi ndaj autobusit dhe tifozët ngadalë braktisë stadiumin. (M.D/ Shuplaka)