Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjjen e sotme me disa nga ministrat e tij se është i formës së prerë vendimi për të mos lejuar të moshuarit të dalin në rrugë ndërsa ka folur praktikisht edhe se si duhet komunikuar me ta.
Rama i tha ministrit të Brendshëm Sandër Lleshjat gjatë komunikimit online se masat duhet të jenë të prera dhe nuk duhet të ketë asnjë tolerim.
“Polici që kalon në rrugë dhe sheh të moshuar, nukduhet të kalojë dhe të mos ju thoptë asgjë, por ti ndalojë dhe për herën e parë të paralajmërojë se do të ketë masa të ashpra nmdaj tyre. Ceshtja është kur mund të këvizin. Te lejohen të lëvizë vetem një këmbësor se pastaj bëhen 2-3 dhe ia nisin muhabetit. Pensionistët do ti shohin dhe nuk do ti lënë të kalojnë. Xhaxh kthehu mbrapsht dhe mos e bëj më. Na duhet të mbrojmë jetën e tyre, dhe të na shajnë e të na urrejnë sa të duan por nuk do ti lejojmë”, tha Rama.