Kryeministri Edi Rama, shpesh herë ia dedikon kohën e tij komenteve apo shqetësimeve që qytetarë të shumtë i bëjnë ati në rrjetet sociale.
Këtë herë një qytetar i shkruan se ata që po e vjedhin Shqipërinë janë njerëzit e tij, të vënë në detyre dhe se zanatin ua ka mësuar vetë ai. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e kryeministri,duke i thënë që të shkollohet pasi nuk di as të shkruajë.
Replikat e Ramës me qytetarin:
Qytetari: Grabitqaret e tu jan ata ti i ke cuar aty se te shikojn ty ata qe vjedh shqiperine dhe zanatin nga ty e kan
Rama: Po mor Skerdi po sikur te shkoje ne shkolle e te mesoje perpara se te besh analistin dhe te mos humbje kohe duke filmuar cigaret ne kafene, a nuk do ishte me mire per ty si thua?
Qytetari: Xhaxhi rama te fundit ne shkolle te paret ne jete.. kohen e lir e kaloj sipas menyres time.. dhe per sa pet shkollen e kam mbaruar dhe jemk detyruar te ikim nga shqiperia se nuk jetohet duke punuar me pune 200 milek respekte
Rama: Nuk e di cfare shkolle ke mbaruar po me shqipen qe shkruan edhe tetevjecaren ta kane dhene me hater! Ndersa sa per ate i fundit ne shkolle i pari ne jete prit edhe ca dhe do ta provosh vete.
(S.SH/Shuplaka)