18:47 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhelal Mziu: 149 familje nën ujë, Rama krihet vendi po përmbytet

13:05 | 01/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhelal Mziu: 149 familje nën ujë, Rama krihet vendi po përmbytet

Bashkia Kamës ka reaguar  në lidhje me përmbyetjet që kanë ndodhur në këtë bashki. Në reagimin e saj theksohet se Rama krihet dhe prodhon politikë me Kamzën por në ujë akualisht janë 149 familje. 

REAGIMI I BASHKISË:

Kamzës nuk ju dha repart zjarrfikëse dhe as zjarrfikëse megjithëse ndodhej në Kodër-Kamëz! Shqipëria është përmbytur dhe ndodhet nën ujë, por kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për situatën, por të prodhojnë politikë. Mbrëmë në mes të natës në reagimin e qeverisë për dy bashki të djathta (mes tyre dhe Kamza), Rama krihet dhe as ka ndërmend të jetë në mbështetje të qytetarëve. Paturpësia është se në vend që qeveria të reagojë si duhet ndaj situatës ku përmbytje ka në; autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras, Vlorë, Fier , Gjirokastër, Korçë etj, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është pa energji, qindra e mijëra banorë duan ndihmën e ekzekutivit, Rama tenton të rreket për të prodhuar politikë, duke përmendur bashkitë e djathta e ndërkohë sulmon dhe Kamzën!. I kujtojmë Ramës dhe qeverisë së tij se përkundër mos mbështetjes qeveritare, bashkia Kamzës brenda mundësive të saj ka nisur punën për t’i paraprirë situatave të tilla ku prej kohësh ka nisur pastrimi i kolektorit më të madh në Kamëz, ai i Valiasit mbi 1 km, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë. I kujtojmë Ramës se propaganda nuk mbulon aspak neglizhencën e qeverisë së tij, e cila nuk ka mbështetur aspak pushtetin vendor me financime dhe mjete për situata emergjente!. Bashkia Kamëz ka qenë dhe është në krye te detyrës dhe nuk ka aspak nevojë për apelin e një kryeministri në gjumë që alarmohet sa herë vijnë reshjet apo bien zjarre!. Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjeve në vartësi janë në terren në ndihmë të qytetarëve dhe evidentimit të nevojave të tyre. I kujtojmë Ramës që në vend të retorikës, të angazhohet seriozisht në terren në mbështetje të bashkisë Kamëz dhe qytetarëve që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja. Rama nuk ka aspak të drejtë të bëj apel, apo të akuzojë për faktin sepse Kamzën e ka parë më sy politikë, e ka diskriminuar me mosakordim fondesh në çdo fushë, pavarësisht projekteve që bashkia ka dorëzuar dhe ato vazhdojnë të flenë në sirtarët e qeverisë. Më konkretisht me ndarjen e re territoriale Kamzës nuk iu akorduar fondi financiar për pastrimin e kolektorëve, dhe paturpësisht edhe kur qeveria e Ramës bleu 61 eskavatorë dhe i shpërndau në një ceremoni propagandistike, Kamzës nuk iu dha asnjë!. Si duket qytetarët e këtij vendi i interesojnë Ramës vetëm në kohë zgjedhjet por në Kamëz atë e kanë kuptuar shumë mirë dhe e çojnë nga humbja në humbje dërrmuese!.

Situata në terren deri në orën 11:00

Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë, ndërmarrjeve etj, është 24 orë në terren për menaxhimin e situatës së paprecedentë të reshjeve të shiut dhe të përmbytjeve në territorin e bashkisë. Situata është shumë e rëndë në disa lagje të bashkisë si: Valias, Frutikulturë, Laknas, Bathore, Kamëz, Paskuqan1, Paskuqan 2, Kamëz, Fushë-Kërçik, etj.

Deri më tani fal angazhimit të grupeve të punës në terren kemi 15 familje të evokuara:

Valias i ri 3 familje

Frutikulturë 1 familje

Laknas 3 familje

Bathore

5 familje

Paskuqan 3 familje

Kemi përmbytje dhe në disa familje si; Valias mbi 30 familje

Frutikulturë mbi 26 familje

Bathore mbi 17 familje

Kamza brenda 16 familje

Paskuqan 23 familje

Laknas 22 familje

 

Për asnjë nga këto kolektorë bashkia Kamëz nuk gjeti mbështetjen e qeverisë për ti financuar. Sa i përket delegimit të kompetencave me ndarjen e re territoriale për disa funksione të reja sërish bashkia Kamëz u persekutua si; A- Për kanalet kulluese dhe vaditëse 1. Nuk u dha asnjë mjet nga ish ndërmarrjet shtetërore 2. Nuk iu dha asnjë ekskavatorë Kamëz (i mori bashkia Tiranë) nga 61 eskavatorët e blerë nga qeveria Rama. B- Repartet zjarrfikëse (ishte një në Kodër-Kamëz, por Kamzën e persekutuan dhe ia kanë lënë Tiranës). Pra Kamza ka zero reparte zjarrëfikse, zero mjete!. Qeveria delegoi kompetencat, por jo repartet dhe mjetet! C-Mirëmbajtjen e rrugëve rurale, rajonale etj. Qeveria nuk dha asnjë qindarkë financim ku janë mbi 1210 km rrugë gjithsej dhe me dhjetëra km rrugë rajonale dhe kombëtare duke shkaktuar paqartësi dhe më pak buxhet për bashkinë për funksionet e tjera.

 

(J.V/Faxweb)

Pas

”Me një mik të mirë të Shqipërisë”, Luan Rama takon Romano Prodin

Para

ME VIDEO/ Rama në vitin 2010: Nuk mund të ketë përmbytje nëse qeveria është në punë!

Para
ME VIDEO/ Rama në vitin 2010: Nuk mund të ketë përmbytje nëse qeveria është në punë!

ME VIDEO/ Rama në vitin 2010: Nuk mund të ketë përmbytje nëse qeveria është në punë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”/ Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD pas daljes nga burgu, në konferencë për mediat

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.