Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë Kamëz shprehet se votat janë blerë. Në një intervistë për “Ora News” Mziu, shprehet i bindur se, tjetërsimi i votës ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, ku sipas projeksioneve, vetëm Kukësi dhe Kamza mbeten blu në Shqipëri.
“E justifikoj sepse ngelem i bindur se është tjetërsuar vota për shumë arsye. Është përdorur instrumenti i blerjes, presionit. Kanabisi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Jam i bindur që ka faktorë të tjerë që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve”, tha Mziu.