Ajo është një moderatoret më të dashura të ekranit për vite me rradhë. Por ajo ka deklaruar se nuk do të qëndroj gjatë në ekran. Bëhet fjalë për moderatoren Xhemi Shehu e cila në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka deklaruar se ka patur shumë emocione gjatë audicionit të parë dhe vetëm konsumonte ujë dhe sheqer për të qëndruar e qetë. Në atë kohë Xhemi ishte vetëm 20 vjeç.
Po kështu gjatë kësaj interviste ajo theksoi se pas çdo sezoni që përfundonte ajo mendonte të tërhiqej nga televizioni, por ende nuk e ka bërë diçka të tillë.
Megjithatë moderatorja u shpreh se nuk i dihej dhe ky sezon i “Portokallisë” mund të ishte i fundit për të në ekran, pasi nuk është tip që i pëlqen të ekspozohet shumë. Madje ajo pohoi se shmang edhe postimet në rrjetet sociale dhe shfaqjet e tepërta publike.(J.V/Shuplaka)