Aktori i humorit Bes Kallaku ka postuar një video gjatë pushimeve në Londër me të fejuarën e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Por ai nuk bën humor vetëm në shfaqjet televizive, por edhe në jetën e përditshme. E njëjta gjë vihet re edhe në videon e postuar prej tij ku Xhensila kërkon të bëjë një foto por e pengon “loja” e Besit.
“Kur ajo mbështetet tek ty për foto dhe fillon fantazon, sa bukur… Por ti je katunar mer vlla}”, shkruan Kallaku mbi video.
Aktori i humorit dhe këngëtarja janë në një lidhje prej disa vitesh duke u shndërruar në një prej çifteve më të dashur të showbizz-it shqiptar. (A.R/SHUPLAKA)