Janë bashkë prej një kohe të gjatë dhe shumë shpejt pritet që lidhja e tyre e dashurisë të kurorëzohet edhe me martesë. Nuk është hera e parë që ata i shprehin njëri- tjetrin dashurinë nëpërmjet rrjeteve sociale, një veprim të cilin e kanë bërë edhe këtë herë.
Ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo që i ka dedikuar disa fjalë zemre të fejuarit të saj Bes Kallakut. Xhensila ka publikuar një foto në Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Do ta kisha ndjerë mungesën edhe sikur mos të të kisha takuar kurrë”. (B.L/Shuplaka)