Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe e shumë komentuar në media e rrjete sociale është në muajin e fundit të shtatzanisë dhe për pak ditë do të sjellë në jetë princeshën e saj. Gjatë kësaj kohe Xhensila ka qenë në qendër të vëmendjes dhe fotot e videot e saj me barkun e rrumbullakosur bënin xhiron e rrjetit.
Mirëpo sot këngëtarja e ka fokusuar vëmendjen tek dhoma e vajzës që do vijë në jetë. Xhensila ka postuar një foto ku shihet se dhoma e vogëlushes do jetë e pikturuar me trëndafila të mëdhenj rozë, një ambient që të lë të mahnitur.
Ky do të jetë fëmija i parë për Besin dhe Xhensilën dhe çifti po e pret me shumë emocion ardhjen në jetë të princeshës së tyre.