Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë dje prindër për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Ajka.
Çifti mori dje shumë urime nga miqtë e tyre dhe personazhe të njohur. Ndërsa dhuratë e parë vogëlushja e sapoardhur në jetë e mori nga këngëtarja Greta Koçi. Këngëtarja ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon një buqetë me lule dhe disa tullumbace rozë.
“Me jetë të gjatë, plot bekime për ëngjëllin e vogël, Ajka. Urime me gjithë zemër!”, shkruan Greta në diçiturën e fotos.
Discussion about this post