Një ditë pasi ish-drejtoresha e Tatimeve Briseda Shehaj doli kundër Ramës duke deklaruar se është pro listave të hapura 100%, ka reaguar anëtarja e Asamblesë së PS, Anila Cobani. Ajo i është vërsulur keq Shehajt duke i thënë se nuk duhen humbur xhevahiret, as kur “grerëzojnë” kundër Rilindjes.
Në një shkrim në Facebook i tregon se listat e hapura do të shihen kur të fitohen zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas saj janë për “prurjet e reja” dhe për “mallin gjendje”.
“E paskam humbur…sdi se si ? Jane mendimtare qe xhevahirosin sa here flasin..dhe Xhevahiret si te tilla nuk duhen humbur…as kur e quajne veten “prurje te re ” te Rilindjes ..as kur “grerëzojne” kunder Rilindjes ! Ne fakt…listat e hapura duhet te rishihen kur te fitojme zgjedhjet e aferta..jo per Deputete..por per cdo perfaqesues ne Administraten Shteterore..si per rastet me “prurje te reja” , si për rastet “mall gjendje ” ! Dhe dua tja kujtoj kujtdo ..Quhet PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE ! Ka trendafil ne logo jo grerez !!”, shkroi Cobani.
Kujtuojmë se në një intervistë për emisionin Tempora, Shehaj u shpreh se me lista të hapura 100% dotë ketë garë dhe gara sjell gjithmonë diçka të mirë.
“Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe.
Në Tiranë ka 34 deputetë, me propozimin e Rilindjes, nga 1 deri në 11 do të jetë e mbyllur do të jetë e mbyllur nga kryetari, ndërsa pjesa tjetër do të garojë. Në 2017 PS mori 18 deputetë, pra deri te i 11-ti janë të kryetari. Populli, që të gjithë shqetësohen, do të votojë nga 1 deri në 18. LSI ka 5 që nuk ka garë fare, PD 11 që do të thotë plus minus 1. Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin”, deklaroi Shehaj.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post