00:26 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Xhevdet Ferri është burim frymëzimi”, Lulzim Basha: PD e nderuar që e ka pasur deputet

20:41 | 16/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Xhevdet Ferri është burim frymëzimi”, Lulzim Basha: PD e nderuar që e ka pasur deputet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të aktorit, Xhevdet Ferri, për të cilin thotë se ishte njëri nga ikonat e kinematografisë shqiptare të viteve ’80 dhe një luftëtar i palodhur për mbijetesën e filmit shqiptar, gjatë viteve të tranzicionit.

Bsha thekson se aktivizmi i Xhevdet Ferrit në procesin e vështirë të reformimit të institucioneve kryesore kombëtare që merreshin me prodhimin e filmit ishte i pashoq.

“Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur në radhët e saj si deputet për një legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, artistin Xhevdet Ferri. Humbja e tij, për çdo anëtar të PD dhe për çdo dashamirës të artit shqiptar, është e pazëvendësueshme”, shkruan Basha.

Reagimi i plotë:

Mësova me dhimbje të thellë ndarjen e parakohshme nga jeta të Xhevdet Ferrit, njërit nga ikonat e kinematografisë shqiptare të viteve ’80 dhe një luftëtari të palodhur për mbijetesën e filmit shqiptar, gjatë viteve të tranzicionit.

40 vjet në skenë e shndërruan Xhevdet Ferrin në një simbol të artit shqiptar, në një kontributor të palodhur të artit të mirë që bënte bashkë Durrësin e Tiranën, provincën e metropolin, në një kontributor të atij arti që aq shumë u duhet shqiptarëve në rrugën e vështirë drejt lartësimit të dinjitetit njerëzor.

Tek galeria e personazheve të tij, në teatër, por kryesisht në film, gjithkush gjente karakteret e përditshmërisë, gjente shembullin si duhet qëndruar për të mos u konformuar me të keqen, por gjente edhe shpresën se nga qëndresa vjen e nesërmja më e mirë.

Pas 1990-s, aktivizmi i Xhevdet Ferrit në procesin e vështirë të reformimit të institucioneve kryesore kombëtare që merreshin me prodhimin e filmit ishte i pashoq dhe shembulli se si një personalitet i artit mund të ecë në rrugën e vështirë dhe shpesh të pashkelur të administrimit të artit, si një e mirë publike dhe kombëtare.

Në krye të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në krye të Teatrit Kombëtar, por kryesisht si themelues dhe drejtues i parë i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, Xhevdet Ferri shërbeu si udhërrëfyes i ndryshimit, edhe për një brez të ri kineastësh, të cilët gjendeshin në kushtet e vështira të tranzicionit të kësaj industrie.

Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur në radhët e saj si deputet për një legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, artistin Xhevdet Ferri.

Humbja e tij, për çdo anëtar të PD dhe për çdo dashamirës të artit shqiptar, është e pazëvendësueshme.

Me mendje dhe lutje jam sot pranë bashkëshortes, vajzës dhe të gjithë familjarëve në këtë ditë të dhimbjes së thellë dhe ngushëllohem se trashëgimia e Xhevdet Ferrit në teatër dhe kinematografi është burim frymëzimi për çdo artist të ri, si dhe për çdo qytetar që angazhohet për një shoqëri që e do artin dhe që lufton për kinemanë kombëtare. U prehtë në paqe!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lulzim bashaxhevdet ferri
Pas

Pamje të frikshme nga djegia e fabrikës në Kavajë, në pronësi të Gjergj Kralit babait të kryebashkiakut

Para

VIDEO/ “Largo robt se do digjen atje”, momente tmerri në Kavajë: Është depozita me 35 mijë litra…

Para
VIDEO/ “Largo robt se do digjen atje”, momente tmerri në Kavajë: Është depozita me 35 mijë litra…

VIDEO/ “Largo robt se do digjen atje”, momente tmerri në Kavajë: Është depozita me 35 mijë litra...

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.