21:37 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhindi: ”Republika e Re” proces, s’mund të ishte paragraf në marrëveshje. Lëreni qershorin të ndodhë!

09:32 | 20/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhindi: ”Republika e Re” proces, s’mund të ishte paragraf në marrëveshje. Lëreni qershorin të ndodhë!

”Republika e Re” proces, s’mund të ishte paragraf në marrëveshje. Lëreni qershorin të ndodhë!”, kështu thotë koordinatorja e PD-së, Nevila Xhindi.

Për të ”Republika e Re” është një proces kushtetues, institucional, dhe qytetar; proces i paprecedentë në historinë e Re të Shqipërisë dhe nuk mundej kurrë të ishte një paragraf në një marrëveshje.

KOMENTI I PLOTË:

”Republika e Re! Proces apo paragraf i njëmarrëveshjeje?

…pas një nate e dite të gjatë negociatash, palët u dakortësuan! Kështu filluan më së shumti lajmet e një marrëveshjeje. Më pas kurioziteti u shtua nga dakortësia për të heshtur para mediave, pa anësia për tua dhënë lajmin të gjithave në një format, quhej McAllister+!

Marrëveshje e vështirë, përmes negociatave për 20 pika…ku mes tyre mungonte pritshmëria e shumë skeptikëve, e jo-mbështetësve, e kundërshtarëve, e atyre që kalkuluan cdo ditë të çadrës në kurriz të saj, e atyre që anetemuan çdo fjalë të cdo qytetari, çdo fjalë të Lulzim Bashës, e atyre që gëzonin kur ndërkombëtarët i kthenin shpinën procesit, atyre që nuk besuan asnjë ditë se Partia Demokratike do dinte të ngrihej edhe pas “shuplakave”, nën drejtimin e një lideri të ri…mungonte mes rreshtash fjala “Republikë e Re”. U shqetësuan….

Republika e Re është një proces kushtetues, institucional, dhe qytetar; proces i paprecedentë në historinë e Re të Shqipërisë dhe nuk mundej kurrë të ishte një paragraf në një marrëveshje. Fillimi i këtij procesi na bashkoi me 18 Shkurt në shesh për t’i thënë ndal keqqeverisjes Rilindase- mavi si dhimbja; ndal drogës- që kishte mbushur Shqipërinëme helm dhe e kishte vënë nëkryetë statistikave ndërkombëtare të mbjelljes dhe trafikimit; krimit- që e kishte zaptuar çdo qelizë të jetës sociale dhe ekonomike, kish zaptuar qeverinë; dhe për të kërkuar zgjedhjet e lira si themeli i bashkëjetesës demokratike në Shqipëri, themeli i mirëqenies, sigurisë dhe të ardhmes Europiane që aq shumë e dëshirojmë.

Në ato 90 ditë, brenda në një çadër, e vendndodhur mes dy institucioneve të helmuara nga krimi, u fol për herë të parë për Republikën e Re, për shpresë në këtë vend, duke kujtuar e reflektuar sëbashku me qytetarët, artistët, studentët, profesorët, gratë e burrat e papunë, pensionistët, jetimë, biznesmenët etj etj…shkaqet, mënyrat, dhe format  se si republika e vjetër u shndërrua në një strehë të artë të krimit, se si republika e vjetër ishte shndërruar në republikën e drogës në Shqipërinëe mes Europës. Ditë për ditë shqiptarëtmorën kurajon dhe iu bashkuan cadrës, dëgjuan, propozuan në Sheshin e Lirisë, u çliruan nga frika, u bashkuan me alternativat e Republikës së Re, me qëllimin për t’i dhënë fund një herë e mirë republikës së vjetër, për të themeluar republikën e vërtetë të çdo qytetari dhe çdo qytetareje shqiptare, republikën e re të ligjit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të drejtësisë të vërtetë.Proces i gjatë ky…

Republika e Re është një proces drejt bashkimit të shqiptarëve, shqiptarëve të shtypur, të fyer në integritetin e tyre, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, të papunësuar, tëdëshpëruar që për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, iu vra ëndrra për një jetë më të mirë, për një familje më të qetë, për një të ardhme mes njerëzve që duan e pranë shtëpive të tyre, e jo rrugëve të Europës.

Republika e Re është proces që nuk ngrihet mbi inate të vjetra, as me bazë republikën e vjetër që betejën e konkurrencën e ka në kurriz të biznesit duke e poshtëruar atë, shantazhuar deri në qindarkën e fundit; atërepublikën që la mijëra maturantë jashtë auditorëve dhe rriti kaosin për mijëra të tjerë dhe i detyroi të ndërpresin studimet; republikën kur ish-të përndjekurit politikë u poshtëruan edhe politikisht.

Republika e Re është një proces drejt një sistemi drejtësie të drejtë e të pavarur ku secili prej nesh, nga më i thjeshti e deri te Presidenti, të jenë të barabartë e të marrin vetëm atë që u takon me ligj. Sistemi i pastër i drejtësisë është ai që do të garantojë tënesërmen, për çdo lloj opozite, atë që opozita aktuale kërkon me ngulm sot: zgjedhjet e lira e të ndershme; është proces besimi, të besosh tek lideri, të besosh tek Partia që ai drejton, tek ekipi i tij, tek e ardhmja që ai projekton me programin e Republikës së Re.

Këto janë fakte, ja si ndodhi që Republika e Re nuk mund të ishte vetëm një paragraf në marrëveshje, sepse vullneti politik bën ndryshimin, por Republika e Reështë një betejë ekzistenciale, është një betejë historike që do të ketë në qëndër forcën, vendosmërinë dhe qëndresën e bashkimit popullor.

Lulzim Basha e di fort mirë se me lëvizjen për “Republikën e re” i ka mobilizuar kundërshtarët politikë.Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se themelimi i saj është një akt, por vetë ngritja dhe zhvillimi i saj është një proces i gjatë, i shtrirë në kohë, i mbështëtur mbi kapitale humane me vlerë politike, morale e profesionale. Ai fort mirë e di që cdo punë e mirë fillon nga vetja, nga “ shtëpia e përbashkët”, nga vetë Partia që ai drejton. Rruga ka nisur me vizion të qartë, është e sigurt, është e vendosur, dhe ka mbështetjen e të gjithë qytetarëve të ndershëm shqiptarë, që me Republikën e Re e duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Unë besoj tek Republikae  Re, dhe ajo do ngrihet shpejt!

Lëreni qershorin të ndodhë!” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashamarreveshjenevila xhindiramarepublika e rexhindi
Pas

I braktisur në mes të rrugës dhe pa ndjenja, në gjendje të rëndë 60-vjeçari në Lezhë

Para

72 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Skrapar (VIDEO)

Para
72 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Skrapar (VIDEO)

72 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Skrapar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.