Moderator i njohur shqiptar Ardit Gjebrea ka reaguar ashpër për faktin që FIFA ka nisur hetimin ndaj dy futbollistëve shqiptarë të cilët bënë shqiponjën pas shënimit të golave në ndeshjen me Serbinë.
Gjebrea ka akuzuar FIFA-n duke thënë se është nakatosur nga mendjet e prapambetura të ballkanit, gjithashtu ka theksuar se Xhaka dhe Shaqiri nuk nxorrën gishtin e mesit por thjesht bërë simbolin e një shqiponje.
“@shaqirixherdan & @granitxhaka nuk kanë treguar gishtin e mesit, por thjesht simbolin e një Shqiponje!
Nëse edhe FIFA nakatoset me prapambetjen e disa mendjeve të Ballkanit, mjerë Bota e Futbollit!”
Reagimi është bërë në rrjetin social “Instagram” nëpërmjet një postimi ku në fund ka falenderuar për publicitetin që po u bëjnë futbollistëve dhe vendit tonë.
“Anyway, thanks for the publicity! “
Discussion about this post