Disa ditë më parë, Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ku nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar për tu kuruar nga Covid-19 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, u hodh një i ri nga Durrësi i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Xhino Koça u hódh nga kati i tretë i spítalit “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës. I riu ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.
Ai po trajtohej në spítalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte ínfektuar me korónavirus, sémundje e cila mendohet që ti ketë rénduar gjendjen psíkologjike derisa vendosi të vetëvrítéj.
Fotot e mëposhtme janë të fundit që ka bërë para se të ndërronte jetë, ndërsa janë publikuar në rrjetet sociale nga e ëma. Në njërën prej tyre, Edluira Shkruan: “Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm. Dhimbje dhe trishtim.
Kujtojmë se një ditë më parë, Edlira Koça njoftoi se homazhet për të ndjerin do mbahen në ambientet e një lokali me dat 23.08.2020 teksa bën thirrje për respektimin e masave anti-covid.
“Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid, Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…
Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat. Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur. Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.”, shkruante Edlira.
(F.GJ/FAXWEB.AL)