Të qenurit në sinkron me tendencat e fundit të modës është shumë e rëndësishme për këdo që kërkon të shfaqet bukur. Sa herë që fillon një vit i ri, na duket sikur një epokë tjetër fillon në fushën e modës.
Dhe kjo është e vërtetë. Çdo vit shfaqen trende të reja e dalin nga moda disa të vjetra siç janë edhe xhinset e ngushta. Këto 3 trende që i kemi pasur gjatë 2016-ës, nuk do jenë më në 2017-ën.
Korsetë. Harrojini korsetë gjatë këtij viti. Ishin në modë vitin e kaluar, por sivjet nuk do i shohim nëpër pasarela dhe as nga modelet në rrugët e New Yorkut.
Xhinset e ngushta. I dashuroni dhe i keni veshur me vite të tëra, por sivjet janë jashtë mode.
Fustanet ose bluzat që ngjajnë si të brendshme nuk do jenë më në modë sivjet. (E.K/SHUPLAKA)