Publikohet për herë të parë sot fotoja e Xhisiela Malokut, e cila në gjithë këto ditë është kthyer në një mollë sherri në radhët e politikës shqiptare.
Vajza e cila është marrë sot në mbrojtje nga ana e policisë do të japë sot në mbrëmje një tjetër intervistë për mediat, po këtë herë duke zbuluar fytyrën e plotë të saj në emisionin e gazetares Eni Vasili.
Në një moment të promos së emocionit, Xhisiela dëgjohet duke thënë se oficeri i policisë nuk ka pse mban anën e askujt, duke lënë të kuptohet se në rrethana ende të paqarta vajza kundërshton dekaratën e oficerit Emiljano Nuhu.
Po ashtu vajza pritet që të flasë dhe lidhur me arrestimin e ish-të dashurit të saj Rexhep Rrahja dhe arsyet që e kanë çuar në tërheqjen e denoncimit në muajin Korrik, kohë kur është ushtruar dhe dhuna ndaj saj.
Po ashtu gjatë ditës së sotme ka reaguar dhe vetë deputeti Rraja, i cili tha se nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga grupi parlamentar i PS-së, dhe se djali i tij nuk ka kryer dhunë.
(E.K/FAXWEB.AL)