Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun, Erisa Xhixho i përgjigjes kandidates znj. Lindita Nikolla. Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit.
DEKLARATA E XHIXHOS:
Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira kur është sulmuar nga banditët e kriminelët. Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për rilindjen.
Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushuriri i kandidatit të dytë në listën e rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar rilindjen dhe personat në kërkim të rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen.
Policia e Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve. Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron. 25 Qershor, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron.
(E.K/SHUPLAKA)