John McCain, kandidati presidencial amerikan dhe kryetar i komisionit te senatit per sherbimet e armatosura do te vizitoje Shqiperine ditën e premte.
Sipas Vizion Plus axhenda e senatorit përfshihen një sërë takimesh me Presidentin Nishani, Kryeministri Rama, kryetarin e parlamentit Meta, kreun e opozites Basha, Ministrin e Jashtem Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli.
Po kështu Mc Cain vjen në Tiranë për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë për çështjet e sigurisë dhe luftën globale kundër terrorizmit e ekstremizmit, si edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Duhet të theksojmë që Xhon McCein po vjen në vendin tonë në një kohë kur situata politike është në ngërç. (J.V/Shuplaka)